Posta franceze, pullë postare me imazhin e Skënderbeut dhe flamurin kuqezi

138

Posta franceze ka nxjerrë në përdorim pullën postare me imazhin e heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).

Kjo iniciativë ishte marrë nga Maison d’Albanie, ndërsa imazhi i heroit është bërë nga piktori i njohur shqiptar, Zamir Mati.

Kujtojmë që këtë vit në Kosovë dhe Shqipëri me një sërë aktivitetesh u shënua 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut.