Shifrat impresionuese/ Shqiptarët po heqin dorë nga cigarja! (Mund ta bësh edhe ti)

85

Shqiptarët duket se po heqin dorë nga duhani. Shifrat janë impresionuese, ndërsa faktoret kryesore janë; masat antiduhan, rritja e çmimit dhe ndërgjegjësimi për sëmundjet që shkakton duhanpirja. Ndaj mik i dashur i faqes, nëse je duhanpirës, mund t’ja dalesh edhe ti që të heqësh dorë nga cigarja

Duhanpirësit u reduktuan me rreth 7 për qind përgjatë një dekade teksa qeveria shtrëngoi masat e kundër pirjes së duhanit, kryesisht duke mos lejuar konsumin e tij në ambientet kolektive dhe të mbyllura. Gjithashtu u rrit edhe niveli i taksimit. Rritja e akcizës për disa vite rresht ndaj cigareve, rriti çmimin tyre, duke ndikuar edhe në frenimin e konsumit.

Rezultatet e anketës tregojnë se pirja e duhanit e cigareve është më e zakonshme në moshën 30-34 vjeç, meshkujt (44%) dhe gratë (7%).

Cigarja pihet më shumë në zonat urbane (38% burrat dhe 7% gratë) se në zonat rurale (32% burrat dhe 2% gratë.

Pirja e duhanit e cigareve është një nga burimet më të mëdha të sëmundshmërisë së parandalueshme dhe vdekshmërisë së parakohshme. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes qe shkaktohet nga pirja e duhanit.

PO.AL