Prestigjiozja turistike britanike: Tirana, kryeqendra e aventurës në Ballkan

33

Kryeqyteti i Shqipërisë është një perlë e Ballkanit, e pazbuluar nga shumica e njerëzve. Duke u nisur nga Piramida e Tiranës, sheshi “Skënderbej”, deri te xhamitë e zbukuruara dhe muzetë të ndërtuar brenda bunkerëve atomikë, ka ende shumë për të zbuluar, shkruan Sam Baker i faqes së njohur turistike britanike wanderlust.co.uk.

Nëse ndaloni në Ballkan për një aventurë në natyrë, mos e përjashtoni mundësinë për të vizituar kryeqytetin e pazakontë të Shqipërisë me kuriozitete si bunkerë dhe piramida që mund t’i eksploroni.

Faqja e njohur rendit si atraksione; një ngjitje me teleferik në Dajt, Piramidën dhe Bunkerët, shëtitje rreth liqenit në Parkun e Madh si dhe disa nga kafete dhe baret e Tiranës.