Prishtina, qendra e kinematografisë. “Prifest”, në garë filma nga e gjithë bota

10

Për pothuajse një javë Prishtina do të jetë qendra kinematografike në rajon.

Përmes hapjes së Festivalit Internacional të Filmit në Prishtinë Prifest, në qendrat kulturore do të shfaqen 70 filma premierë, prej tyre 7 botërore e 5 ndërkombëtare. E edhe këtë edicion të 11-të nuk mungojnë mysafirët special të industrisë së filmit.

Filmi i cili hapi festivalin është “Fusha e Mëllenjave” nga regjisorja Arzana Kraja, i cili është edhe njëherësh film debutues i regjisores. Filmi ndërlidhet me personazhin Syla, i cili fal idealizmit nacional humbi të tashmen dhe të ardhmen. Turistët që panë për herë të parë një film shqiptar u ndan të kënaqur.

” Të shohësh një film shqiptar është një eksperiencë e bukur. Mendoj se ishte film i mirë dhe aktorët po ashtu ishin të mirë por më interesante ishte të shohësh historinë nga e kaluara e shqiptarëve”, tha Ule Invarsan, turist nga Suedia.

Festivali do të zgjasë deri më datë 21 korrik, dhe do të zhvillohet përmes 10 programeve, prej tyre pesë konkurrues