PROFIL/ Pjetër Gaci, kolosi i muzikës dhe violinës

18

-Pjetër Gaci, një ndër kompozitorët më të njohur që kanë bërë edhe historinë e muzikës profesionale shqiptare përkujtohet sot në kuadrin e muajt të muzikës që është shpallur si iniciativë nga Ministria e Kulturës.

Kompozitori lindi në qytetin e Shkodrës ku mori edhe formimin bazë arsimor. Më pas studioj për violinë ne “Liceun Artistik J.Misja Tiranë” për të vazhduar studimet e larta në në Konservatorin e Moskës “ P. I. Cajkovski” në të cilin edhe u diplomua në pranverë të vitit 1967 me rezultate të shkëlqyera.

Karriera e tij si violinist kulmon edhe me mësimdhënien si pedagog i muzikës klasike në “Liceun Artistik P. Jakova në Shkodër”, “Liceun Artistik J. Misja” dhe më pas në “Institutin e Lartë të Arteve Tiranë”.

Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës profesionale të violinës në Shqipëri. Ndër arritjet e tij më të mëdhaja si artist janë krijimet si “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”. Gjithashtu artisti Gaci dha kontribut të madh edhe në muzikën operistike me operat “Toka jonë”, “Përtej mjegullës”, kantata “O moj Shqipni, e mjera Shqipni” etj… . Ai ka meritën të ketë kompozuar gjithashtu të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptarë, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale në Shqipëri.

Në vitin 1989, artistit Pjetër Gacit iu akordua edhe titulli i veçantë për kohën “Artist i Popullit”.