Projekt Ballkanik për mbrojtjen e jetës së egër

202

5 Shtete, 6 Organizata në mbrojtje të shpendëve dhe mjedisit në Ballkan, të bashkuara për të luftuar helmimin e paligjshëm te kafshët e egra si një fenomen dominues në të gjitha vendet.

Projekti Kundër-Helmimit në Ballkan (PBKH) është një nismë ndërshtetërore (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni dhe Greqi) që bashkon organizatat e ruajtjes së kafshëve të egra, agjencitë qeveritare dhe palët e tjera të interesit si; shoqatat e gjuetisë, fermerët dhe shkencëtarët, për të trajtuar e adresuar helmimin e paligjshëm të kafshëve të egra, faktorët që çojnë në përdorimin e helmeve dhe më e rëndësishmja studimi i efekteve të dëmshme të tij në speciet e kafshëve të egra.

Ky projekt zbatohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) me mbështetjen financiare të Fondacionit MAVA.