Banania është fryt i një hibridi steril midis dy specieve. Për fat të mirë si tek fiku dhe ananasi prodhimi i farave nuk është i nevojshëm për të prodhuar fruta.
Kjo do të thotë se riprodhimi i bananes komerciale ndodh vetëm me klonim: kultivuesit i shumëzojnë bimët me prerje, duke marrë individë të rinj identikë.
Molekula e ADN-së, e cila përmban informacionin gjenetik të një organizmi, është e organizuar në struktura të quajtura kromozome. Dhe banania shtëpiake nuk ka fara pikërisht për arsye që lidhen me këto.
Çmimi për të pasur një frut vetëm tul është ai i të pasurit plantacione gjenetikisht homogjene, dhe për këtë arsye shumë më të prekshme ndaj sëmundjeve.
Një banane e quajtur “Gros Michel” u fshi në vitet 1950 për shkak të një kërpudhe që, në mungesë të ndryshueshmërisë, u përhap shpejt nëpër plantacione.
/ata.gov.al