Pse lexoj me zë të lartë për fëmijët e mi adoleshentë

113

Meghan Cox Gurdon lexon me zë të lartë për vajzën e saj Phoebe. Phoebe është 17 vjeçe dhe ajo po pi kafe dhe ha mëngjes ndërsa dëgjon leximin më zë të lartë të mamasë së saj, përpara se të shkojë në shkollë. Ashtu si vëllezërit dhe motrat e saj, Molly 24 vjeç, Paris 22 vjeç, Violet 18 vjeç dhe Flora 13 vjeçe, ajo është rritur me leximin dhe është proces që nuk ka ndaluar edhe pse ajo tashmë është adoleshente. Cox Gurdon është redektore për letërsinë e fëmijëve për Wall Street Journal dhe sapo ka botuar librin e saj, The Enchanted Hour. Ajo flet për rëndësinë e të lexuarit me zë të lartë.

“Ashtu si shumë njerëz, gjithmonë kam pasur idenë e përgjithshme se leximi me zë ishte diçka kuptimplote dhe e bukur dhe thellësisht komode“, thotë ajo. “Por pastaj e praktikova atë me fëmijët e mi. Ishte dhurata e kohës dhe e një zëri. Ishte ndryshe nga çdo gjë tjetër në jetë.

Ideja që përvoja e leximit duhet të kufizohet tek fëmijët e vegjël është, thotë ajo, një humbje e tmerrshme.  Cox Gurdon shpreson që fuqia e leximit tek adoleshentët dhe me të rriturit, do të njihet dhe përhapet më gjerësisht. Natyrisht, vitet e adoleshencës mund të jenë një kohë e trazuar, por një libër i njohur, ndoshta i lexuar nga një zë i njohur – mund të jetë shumë i mirëpritur.

Tre fëmijët më të rritur të Cox Gurdon jetojnë larg shtëpisë, por ata ende zgjedhin seancat e leximit në mbrëmje kur ata kthehen. Për Cox Gurdon, përfitimet janë të mëdha për adoleshentët. Leximi me zë mund të ofrojë të rriturit dhe adoleshentët, pa bezdisje, negativitet dhe heshtje mes tyre.

“Është një mënyrë e mrekullueshme për të qenë së bashku pa pasur këtë presion.

Phoebe ndan entuziazmin e nënës së saj: “Ajo që më nxjerr nga shtrati është të dish se nëna po përgatit mëngjesin dhe kafen dhe do të më lexojë. Është relaksuese, na lidh sëabashku dhe është nostalgjike për të dy ne. Është me të vërtetë mirë.