Shkodër, rikonstruktohen terrenet sportive në shkolla

113

Projekti “Jeto me sportin” i Bashkisë së Shkodrës, fillon shtrirjen e tij edhe në rikonstruksionin e terreneve sportive.

Aktualisht ka nisur puna në gjimnazin e Oblikës, i cili falë këtij projekti do të ketë një terren sportiv me të gjithë parametrat.

Njëkohësisht, do të bëhet edhe një sistemim i plotë i oborrit të tij, duke krijuar mjedise çlodhëse dhe me gjelbërim për nxënës e mësues.

Rikualifikimi i hapësirave të jashtme sportive dërgon një përfitim direkt tek nxënësit e shkollës, ofron kushte më të mira në mësimdhënien sportive, rrit cilësinë e ambienteve ku kryhen aktivitetet sportive.