“Pyet gjyshërit”, djepi historik merr çmimin special në konkursin kombëtar

146

Djepi karakteristik me plis rrëmben çmimin special në konkursin kombëtar “Pyet gjyshërit”.

Ideja e punimit është marrë nga jeta dhe vuajtjet në periudhën e komunizmit dhe diktaturës në vite.

Instalacioni jep simbolin e jetës dhe vdekjes duke dhënë një mesazh universal për jetën.

“Pyet gjyshërit”, një reflektim i ndërsjelltë mes brezave, shpalli 30 fitues nga 430 pjesmarrës nga të gjithë rrethet.

Ndër ta, katër morën çmimin e parë. Rrëfimet e gjyshërve mbi përjetimet e periudhës së diktaturës ishin në qendër të punimeve.

Konkursi kishte si synim ndërgjegjësimin e të rinjve dhe shoqërisë shqiptare mbi të shkuarën, në mënyrë që e kaluara të mos mbetet vetëm peng i kujtimeve të atyre që e jetuan.