“Qilimi i blertë”/ Gjysh Marku dhe Ervisi prodhojnë tapetet e barit më të mira në Shqipëri

65

Gjysh Marku dhe Ervisi kanë ngritur në Kemishtaj të Divjakës biznesin e tyre, të Qilimit të blertë.

Qilimi i blertë është markë në treg! Gjysh Marku është origjina e gjithçkaje, Ervisi e ndjek në çdo gjë! E pa në Angli 7 vite më parë dhe vendosi ta bëj në tokën e tij në Kemishtaj, Divjakë. Prej kur vendosi të bëj këtë, shumë mund, djersë, sakrifica, punë plot pasion është investuar në këto toka, të cilat prodhojnë tapetet e barit më të mira në Shqipëri.

Kudo, në oborre vilash, restorantesh, hotelesh, lulishte që shoqërojnë urbanizimin, kudo ku ka gjelbërim, gjen qilimin e blertë të gjysh Markut dhe Ervisit, punëtorëve që punojnë me ta.