Qytetarët kontribuojnë, i shtohen dhe 100 fidanë Ballkonit të Bunës

69

Kontributi i qytetarëve për gjelbërimin e Ballkonit të Bunës, në Shkodër nuk ndalet. U shtuan dhe 100 fidanë të tjerë Ballkonit të Bunës, fal angazhimit të qytetarëve për një mjedis të pastër dhe me oksigjen për brezat e ardhshëm.

100 fidanët u dhuruan nga Dritan Kraja, një i ri nga Shkodra i cili prej vitesh jeton jashtë dhe dashuria për qytetin e tij është e madhe dhe gjithmonë i bashkohet nismave të tilla në ndihmë të komunitetit.