Rimbursimi e përjashtimi nga TVSH i shërbimeve në bujqësi, hyn në fuqi udhëzimi

89

Udhëzimi për aplikimin e normës 6% të kompensimit të fermerëve, si dhe përjashtimet nga TVSH-ja të disa shërbimeve të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, kanë hyrë në fuqi, menjëherë pas botim sot në Fletoren Zyrtare.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, sqaron se norma e kompensimit të fermerëve, ose rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të gjithë fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale, do të aplikohet në nivelin 6%.

Ndërsa listës së përjashtimeve nga TVSH-ja i shtohen:

– furnizimi i makinave bujqësore;

– furnizimi i inputeve bujqësore;

– furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake;

– importimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.

Ndryshimet përfshijnë lehtësimin e procedurave fiskale në sektorin e bujqësisë e qëllim nxitjen e prodhimit vendas, rritjen e të ardhurave në familjet fermere.