Raporti frymëzues/ Shqipëria, vendi i dytë në botë sa i përket barazisë gjinore në paga

104

Ka edhe raporte ku Shqiperia vleresohet pozitisht, duke u renditur nder vendet e para ne bote, per fusha te caktuara. Shqipëria është një prej vendeve më të barabarta sa i përket pagave, jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë, këtë e thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës. Të dhënat tregojnë se, mes grupimit të vendeve me të ardhura të larta dhe të mesme, Shqipëria është vendi që ka pabarazinë më të ulët në paga mes meshkujve dhe femrave.

Me një hendek në paga, të vlerësuar sipas  metodës së medianës, në vetëm 4.3%, në botë, vetëm Belgjika është më mirë se Shqipëria, thotë raporti më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Mediana globale fiksohet në 18.4% në këtë drejtim. Të dhënat janë bërë në bazë të pagës në orë. Edhe po të bëhet krahasimi në terma mujorë Shqipëria del vendi i dytë më i barabartë në botë, por jo më pas Belgjikës, por pas Bangladeshit, me një hendek në vetëm 5.4%, shkran scan

Kjo do të thotë se, Shqipëria është vendi më i barabartë ne Europë sa i përket pagave mes meshkujve dhe femrave. Një tjetër e dhënë që sipas Ilos, vërteton barazinë në paga në vendin tonë, është edhe koeficienti GINI, matësi më i saktë i barazisë në të ardhura. Me një koeficient në 32, ku norma e lartë tregon pabarazi më të madhe, Shqipëria është në pozita të favorshme në grupin e shteteve me të ardhura të larta dhe të mesme.

Por, jo e njëjta gjë mund të thuhet për vendet me të ardhura të larta, ku mesatarja fiksohet  në 26.1. koeficenti GINI mat pabarazinë në të ardhura, jo mes femrave dhe meshkujve, por mes të punësuarve në tërësi në një ekonomi të caktuar.