Rast unikal/ Ja si Presidenti i Tanzanisë luftoi korrupsionin

142

Në rrjete sociale është publikuar një profil i Xhon Magufulit, presidentit të Tanzanisë të quajtur ndryshe si “Buldozeri”, për shkak të betejës së tij të pazakontë me korrupsionin në vend. Ashtu siç përshkruhet, është tipikisht një rast që do i duhej Shqipërisë.

Dhe ja kush është Xhon Maglufi:

Që nga fillimi i vitit 2017, mediat dhe rrjetet sociale në Afrikë janë fokusuar tek Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli, i cili largoi nga administrata publike mbi dhjetë mijë punonjës për shkak të korrupsionit.

Ai ka marrë titullin doktor në kimi dhe jetën e tij profesionale e nisi si mësues në një shkollë të mesme, më pas punoi në një kompani prodhimi dhe së fundmi i hyri jetës politike.

Pas zgjedhjes së tij si president i vendit në vitin 2015, Presidenti Xhon Magufuli largoi nga postet e tyre disa zyrtarë të lartë, mes tyre edhe kryetarin e institucionit të luftës kundër korrupsionit, kreun e taksave në vend, atë të hekurudhës dhe drejtorin e porteve. E gjitha kjo në kuadrin e një fushate kundër korrupsionit.

Ai nxorri një dekret sipas të cilit ndalonte festimin e ditës së pavarësisë së Tanzanisë, pasi kështu siç po shkonin gjërat vendi i tij ishte nisur drejt greminës. Të gjitha këto shpenzime i çon në sektorin e arsimit për luftën kundër kolerës dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Numri i ministrave të qeverisë së tij ra ndjeshëm, nga tridhjetë syresh në nëntëmbëdhjetë. Të gjithë krerët e ministrive duhej të deklaronin llogaritë e tyre bankare dhe pronat. Çdo ministër që orvatej të fshehë prona e llogari, largohej menjëherë.

Xhon Magufuli ua ndaloi udhëtimet jashtë vendit të gjithë zyrtarëve, veçse me një leje të firmosur nga ai vetë, pasi besonte se këta, në vend të udhëtimeve, duhej të fokusoheshin tek punët dhe problemet e brendshme. Edhe zyrtarët që e kishin të dosmosdoshëm udhëtimin, ua ndaloi të përdorin klasin e parë në avionë.

Të gjitha takimet dhe konferencat qeveritare që mbaheshin në hotele e ambiente të shtrenjta u ndaluan. Në një rast, vetëm katër zyrtare udhëtuan për të marrë pjesë në një samit rajonal, nga pesëdhjetë që ishin përgatitur.

Gjatë një vizite të beftë në një spital shteteror, pa se të sëmurët ishin shtrirë përtokë dhe se pajisjet ishin të gjitha të prishura. Menjëherë urdhëroi pushimin e të gjithë administratës së spitalit, dhe administratës së re i dha afat dy jave për të rregulluar gjithçka.

Buxhetin për harxhimet e inagurimit të parlamentit të ri, nga njëqind mijë dollarë, i uli në vetëm njëzet e tre mijë dollarë, kurse shumën tjetër ia kaloi pajisve të spitalit qendror në vend.

Një herë dërgoi Kryeministrin për një vizitë të beftë në portin kryesor të Daruselam, gjë e cila zbuloi një rrjet të tërë zyrtarësh të korruptuar. Shifra e humbjeve arrinte në katërqind milionë dollarë të ardhura. Urdhëroi arrestimin e Kryetarit të Gjykatës në Tanzani bashkë me katër asistentët.

Xhon Magufuli urdhëroi grumbullimin e të gjitha makinave 4×4 që ishin pronë e administratës shtetërore, të cilat i shiti në ankand të hapur dhe i zëvendësoi me makina më të lira.

Presidenti i Tanzanisë, Xhon Magufuli ka marrë nofkën “Buldozieri” për shkak të fushatës së tij reale kundër korrupsionit në vend që nga dita e zgjedhjes së tij si President, siç dhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale.