“E bajmë dasmën” – Shkodranët dhurojnë 10 milionë lekë për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit

62

Një shembull që jep shpresë. 𝟏,𝟎𝟎𝟒,𝟒𝟐𝟎 lekë të reja të mbledhura në eventin “𝐄 𝐛𝐚𝐣𝐦ë 𝐝𝐚𝐬𝐦ë𝐧” do të shkojnë në mbështetje të 𝟏𝟎 fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit, falë bujarisë së qytetarëve dhe artdashësve të kulturës shkodrane.

Eventi i bamirësisë, i organizuar në muzeun “Oso Kuka” në Shkodër, arriti të përmbushë qëllimin e tij duke dhuruar një mbrëmje të paharrueshme për pjesëmarrësit, e mbi të gjitha duke inkurajuar bamirësinë.

Paratë e mbledhura do menaxhohen nga World Vision Albania, e cila ka nisur punën për vlerësimin e nevojave të fëmijëve dhe sigurimin e seancave teraupetike. Në varësi të nevojave që kanë ata do të pajisen edhe me mjete teknologjike e didaktike.

Kjo është fuqia e bashkëpunimit dhe bujarisë!