Regjistrohet rasti i parë i lindjes në botë te një grua të prekur nga sindroma Alstrom dhe kjo ngjarje ndodhi në Torino.
Nëna është 32 vjeçe dhe kjo ndërhyrje u krye në spitalin ”Sant’Anna”.
Fëmija i porsalindur peshon 3 110 gramë dhe sipas qendrës shëndetësore gëzon ”shëndet të plotë”.
Sindroma e Alstrom është një sëmundje shumë e rrallë e karakterizuar nga ndryshime të organeve për shkak të një mutacioni të gjeneve.
Shpesh shfaqet edhe në infertilitet.
Në javën e tridhjetë e tetë, një përkeqësim i lehtë i funksioneve kardiovaskulare dhe metabolike të nënës bëri që ekipi i profesoreshës Chiara Benedetto të vazhdonte me një ndërhyrjen cezariane.
”Një rast i parë në botë i cili ka lejuar një grua që vuan nga një sindromë shumë e rrallë të ndiqet me kalimin e kohës nga profesionistët tanë dhe të jetë në gjendje të lindë me sukses një djalë të bukur dhe të shëndetshëm”, tha ekipi.
/ata.gov.al