Receta e rimbursuar tashmë nënshkruhet elektronikisht edhe nga farmacisti

22

Aplikimi i recetës elektronike për të eliminuar kështu recetat e letrës të përdorura për vite me radhë për barnat e rimbursueshme ka sjellë lehtësi në kryerjen e këtyre procedurave për pacientët.

Risia e radhës është se receta e rimbursuar përveç mjekut të familjes, tashmë nënshkruhet elektronikisht edhe nga farmacisti

Nga sot, 67 farmaci në Durrës dhe Krujë dhe së shpejti 800 farmaci në të gjithë vendin, nuk do të nevojitet të printojnë rreth 400,000 receta në muaj që rimbursohen për qytetarët.