Redi Hasa, violonçelisti shqiptar që mori pjesë në OSCAR

28

Violonçelisti shqiptar Redi Hasa ishte pjesë e Oscar-it 2021. Muzika e dy filmave, “Nomadland” të Chloe Zao dhe  “The Father” të Florian Zeller, që triumfuan në këtë edicion të 93-të të Oscar-it mban firmën e kompozitorit dhe pianistit italian Ludovico Einaudi, i cili për realizimin e dy projekteve bashkëpunoi dhe me violonçelistin shqiptar.

Muzika e “Nomadland”, filmit që u vlerësua më tre Oscar, si “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Aktorja më e mirë protagoniste”, është kompozuar nga Einaudi edhe është interpretuar në piano prej tij, në violinë nga Federico Mecozzi dhe në violonçel nga Redi Hasa, pjesë të shkëputura nga “Seven Days Walking”, “Elements” dhe  “Divenire” të Einaudi-t.

Ndërsa për “The Father”, që triumfoi në Oscar për kategorinë e “Aktorit më të mirë protagonist”, Ludovico Einaudi ka firmosur kolonën zanore me gjashtë pjesë të marra nga “Seven Days Walking” dhe ka kompozuar një pjesë origjinale në titullin “My Journey” (Udhëtimi im).

Por, kush është violonçelisti me famë ndërkombëtare Redi Hasa?

Redi Hasa (1977, Tiranë) lind në një familje muzikantësh në Tiranë. Rrugëtimin me violonçelin e ka nis në moshën 7-vjeçare, në shkollën e muzikës “Kongresi i Përmetit” në Tiranë. Është larguar nga Shqipëria në vitin 1998 për të ndjekur studimet në Leçe të Italisë. Ka bashkëpunuar me këngëtaren italiane Maria Marzotta, edhe prej shumë kohësh bashkëpunon me kompozitorin dhe pianistin me famë botërore Ludovico Einaudi, rokerin Robert Plant dhe Led Zeppelin.

Bashkëpunimet e tij janë të shumta, si me Officina Zoè, Xanti Yaca, Orkestra Salento, Manigold, Adria, Band Adriatica, Admir Shkurtaj Trio, “L’Orchestra Popolare Italiana”, duke bashkëpunuar me artistë si Mbreti Naat Veliov, Orkestra e Koçanëve, Ambrogio Sparagna, Claudio Prima, Emanuele Coluçia, Eva Quartet, Enzo Pagliara dhe shumë të tjerë.