Rehabilitohet rruga bujqësore Çermë e Sipërme

74

Fermerët e fshatit Çermë e Sipërme në njësinë administrative Tërbuf, Lushnjë, kanë tashmë të rehabilituar rrugën kryesore bujqësore.

Falë rehabilitimit të kësaj rruge, të njohur edhe si rruga e kanalit të madh, fermerët mund të kryejnë pa problem të gjitha shërbimet dhe punët që kanë në parcelat e tyre.

Rruga është rehabilituar me çakull dhe nuk do të përbëjë më problem për fermerët, të cilët kanë pjesën më të madhe të parcelave bujqësore të lidhura pikërisht me këtë rrugë.