Rehabilitohet Parku i Shatërvanit në Shkodër

45

Qytetit të Shkodrës po i rikthehet i rehabilituar shatërvani, i vendosur në një nga nga zonat më të frekuentuara nga të gjitha moshat dhe në çdo stinë.

Pas këndit të ri të lojërave për fëmijë, parkut në qendër të qytetit, po i kthehet shatërvani plotësisht i rehabilituar.

Paralelisht me riparimin e Shatërvanit po punohet për vënien në eficiencë të plotë të ndriçimit të parkut, gjelbërimit, rrugicave lidhëse të tij, pemëve e kështu me radhë.

Me përfundimin e rehabilitimit, Parku i Shatërvanit në Shkodër do të jetë një nga më të preferuarit jo vetëm të shkodranëve, por edhe turistëve që vizitojnë këtë qytet.