Rekord/ Gatuhet tiramisuja më e gjatë në botë

93

Në qytetin e Milanos në Itali është vendosur rekordi për tiramisunë më të gjatë në botë. Ëmbëlsira 273.5 metra të saj fitoi sot titullin në Rekordet Guinness si tiramisuja më e gjatë e gatuar ndonjëherë. Ëmbëlsira u realizua mbi 80 tavolina, me përbërësit: 500 kg maskarpone, 65 kg kakao e hidhur, 60 kg të verdha veze dhe 70 të bardha, 300 litra kafe dhe 65 kg sheqer.

30 kuzhinierë nga Shkolla e Kuzhinës Teatro7 | Lab, që udhëhiqeshin nga kuzhinieri Stefano Callegaro krijuan ëmbëlsirën rekord në CityLife Shopping District në Milano, në bashkëpunim me AADV Entertainment.