Rekord në Evropë për martesat/ Eurostat: Shqiptarët, populli që martohen më shumë

25

Shqiptarët janë populli që martohet më shumë. Jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata të Kosovës. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, pikërisht në ditën e Shën Valentinit, Shqipëria rezulton të jetë vendi me më shumë martesa në Europë.

Të dhënat i referohen vitit 2018 dhe tregojnë se në Shqipëri u kryen 8.1 celebrime për çdo 1000 banorë, si asnjë vend tjetër në europë, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në 4.4. Për Kosovën të dhënat nuk janë të rifreskuara për vitin 2018-të, por ato të 2017-ës, tregojnë se numri i martesave ka qenë 9.6 për çdo 1000 banorë.

Të dhënat tregojnë se me Shqipërinë mund të garojë në këtë renditje vetëm Qipro, me 7.8 martesa, e ndjekur nga Rumania me 7.4 dhe Lituania e Letonia, me 7 dhe 6.8 respektivisht. Ndër vendet europiane me më pak martesa rezulton Luksemburgu në vend të parë, me vetëm 3.1 të tilla për 1000 banorë, ndjekur nga Italia, Portugalia dhe Spanja.