Pas restaurimit të fasadave, ka dalë në dritë bukuria e banesave Çakaresko dhe Kondakçiu, në lagjen “Kala”, në Berat.
Falë punës së kujdesshme të DRTK Berat , qyteti i “Një mbi një dritareve” po kthehet në qendrat më të vizituara prej turistëve”.
Arkitektura unikale e banesave në Berat duket se i përket kryesisht fazës ndërtimore të shek. XVIII-XIX me ndërthurjen e elementëve të gurit me atë të drurit. Kompaktësia e ndërtimeve, lidhja e përkryer e tyre me truallin ku vendosen dhe pamja pak a shumë e njëjtë arkitekturore, i bëjnë këto banesa një prej pikave më tërheqëse në tërësinë e vlerave të qendrës historike të Beratit.
Zona e kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4-t. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatrea, një qytet i fortifikuar që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të kohës.