Restaurohet filmi “Tana”, premiera edhe në Korçë

29

Filmi i parë artistik shqiptar “Tana” u restaurua duke e sjellë në cilësi më të mirë audiovizuale.

Filmi është transmetuar në Korçë, duke plotësuar amanetin e regjisorit Kristaq Dhamo.

Margarita Lala ishte montazhierja e parë e këtij filmi. Ajo tregon se lodhja ka qenë e madhe ne kushtet e dikurshme.

“Unë jam Margarita Lala, tani jam 84 vjeç në atë kohë isha 16 vjeç. Isha montazhiere e filmit Tana. Kemi filmuar në Bulgarec, në Korçë në tërë këtë vendet këtu. Tani është krejt ndryshe, atëherë kemi punuar shumë, jemi lodhur shumë, të them të drejtën në ato kushte që punonin, e dini ju çfarë hanim, tani është tjetër kohë, është përmirësuar,” – tregoi ajo.

Në nder të artdashësve korçare ka qenë dhe vet prezente aktorja kryesore që luante Tanën, Tinka Kurti.

“Unë jam Tinka Kurti, kam luajtur filmin Tana. Kam ardhur sonte të kujtoj atë që kam bërë. Atë e dini ju, unë nuk qaj, ju qani. Dhe me vjen mire qe qani,” – tha aktorja.

Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit tregon se përveç këtij filmi, pritet të restaurohen edhe filma të tjerë të vjetër shqiptarë.

“Sigurisht, jemi në plane të tjera, aktualisht në dhjetor presim filmim” Koncert në vitin 36″, ashtu sikundër ka nisur rrugën e restaurimit dhe filmi “Gjeneral Gramafoni” dhe një triptik të filmave të animuar ,” – tha Marinela Ndria.

“Tana” është një nga filmat me të dashur për shqiptarët, i cili u shfaq në 17 Korrik të 1958 me kastin e aktorëve të njohur si Tinka Kurti, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka e të tjerë.

euronews.al