Rikthehet Java e Kulturës Italiane me më shumë se 60 evente

0

Pas suksesit të edicionit të parë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, prej datës 1 e deri më 7 qershor 2023, kultura italiane rikthehet në Shqipëri me më shumë se 60 evente e nisma.

Muzika, sporti, kuzhina, shkenca, opera, e deri te arkitektura, do të jenë në fokus të kësaj jave.

Në programin e javës italiane vlejnë për t’u përmendur kremtimi i Festës së Republikës, grupi muzikor Planet Funk, Festivali i Shkencës, dita kushtuar arbëreshëve, rikthimi i Pizza Village, maratona për autizmin si edhe vepra murale e realizuar nga Tellas si shprehje e miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Po ashtu nuk do të mungojnë as mbrëmjet kushtuar teatrit, operës dhe muzikës me shfaqje në sheshe dedikuar Verdit, koncerti i instrumentistit të njohur të trombës, Paolo Fresu dhe shfaqja në kujtim të gjeniut Enio Morricone.

/ata.gov.al