Rivlerësimi i pronës, pas përcaktimit të çmimeve të reja të referencës

8

Brenda vitit 2025 do të jetë përmbyllur procesi i përcaktimit të çmimeve të referencës për 68 bashkitë e vendit, përjashtuar Tiranën dhe qytetarët do të mund të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me çmimet e reja dhe me normë të reduktuar.

Deri tani ka përfunduar procesi për përcaktimin e çmimeve të reja të referencës për 14 bashkitë më të mëdha në vend.

Krahas procesit të rivlerësimit po përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për të gjitha bashkitë përveç Tiranës, pasi datojnë që në vitin 2016 dhe nuk reflektojnë çmimet reale të tregut. Propozohet që rivlerësimi dhe çmimet e reja të referencës për 68 bashkitë të hidhen paralelisht në mënyrë që t’u jepet mundësia të gjithë qytetarëve të bëjnë rivlerësimin e pronave të tyre me çmimet e tregut, duke paguar normën e reduktuar të tatimit mbi të ardhurat.

MF planifikon që brenda tremujorit të parë të 2025 të jetë përmbyllur procesi i përcaktimit të çmimeve të referencës dhe më pas do të hidhen për konsultim publik.

Referenca: ata.gov.al