“Romeo & Xhulieta”, si kurr më parë, vihet në skenë nga fëmijët me Sindromën Down

273

Qendra Xhonatan, një organizatë jofitimprurëse që punon me komunitetin e përsonave me Sindromën Down, do të organizojë shfaqje me fëmijët dhe të rinjtë me Sindromën Down.

Këtë të enjte me 22 dhjetor, ora 6.00 pm, fëmijët dhe të rinjtë me Sindromën Down do të luajnë Teater “Romeo & Xhulieta” të Qendra Kulturore e Kishës Ortodokste.

Në mënyrë që të mbështetni këta fëmijë, rezervoni dhe ju bileten me një sms në numrin 0694484222, kushton 1,000 Leke, sepse të ardhurat nga ky event do të shërbejnë për zhvillimin e talenteve të këtyre fëmijëve edhe gjate vitit 2017.