Mbillen 450 pemët e para në Liqenin e Farkës

333

Bashkia e Tiranës ka mbjellë 450 pemët e para në liqenin e Farkës, synimi i të cilës është të bëhet një park i dytë pas atij të Liqenit Artificial. Jo vetëm për bukurinë natyrore dhe qetësisë, por edhe për investimet që Bashkia e Tiranës ka nisur të bëjë në këtë zonë, me synimin që ta kthejë Liqenin e Farkës në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit.

Kreu i bashkisë Erjon Veliaj tha se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë cilësinë e ajrit në radhë të parë, por edhe do ti japë liqenit një dimension të ri. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit.

Gjithashtu, z.Veliaj njoftoi nismën për t’i krijuar mundësinë çdo qytetari që të kontribuojë në krijimin e Pyllit Orbital, duke mbjellë secili pemën e vet në hapësirat që do të përcaktohen nga bashkia.