Rritje e forte e eksporteve, luleshtrydhet shqiptare në pikun e sezonit të prodhimit

34

Luleshtrydhet kanë nisur të zënë vendin e tyre në tregun e frutave shqiptare, që shkojnë për eksport.

Luleshtrydhet shqiptare, falë cilësisë natyrale, po bëhen gjithënjë e më të kërkuara në tregjet e rajonit dhe BE-së.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vetëm gjatë javës së fundit të muajit prill (23-29 prill) (kohë që përkon me sezonin e prodhimit dhe eksportit të bollshëm të këtij fruti), nga tregjet e Lushnjë-Fierit, u eksportuan 190 tonë luleshtrydhe, shifër kjo 1,4% më e lartë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Ekspertët shprehet se zgjerimi i serave ku kultivohen luleshtydhet, ka sjellë rritjen e eksportit kryesisht në tregun italian, të Kosovës dhe atë serb.

Të freskëta, direkt nga fermat e Fierit, Lushnjës e Divjakës frutat e kuqe plot shije të këndshme, konfirmojnë se tashmë sezoni i tyre ka mbërritur me prodhim të bollshëm dhe çmim të stabilizuar që varion nga 130 deri në 200 lekë, në tregjet e vendit.

Luleshtrydhet konsiderohen një investim i mençur, pasi në Shqipëri ato kanë 3 muaj prodhim, ndryshe nga disa vende të tjera ku prodhimi i tyre zgjat vetëm 15 ditë.