“RruazART”, marka shqiptare që synon fuqizimin ekonomik të grave

20

“Duarndritur”, projekti që synon fuqizimin ekonomik të grave në Patos, do të prezantojë linjën “RruazART” në panairin e punimeve të dorës.

Disa gra dhe vajza të qytetit dhe rrethinave të Patosit, po asistohen nga Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) për të ngritur një punëtori të aksesorëve për veshje dhe shtëpi, duke synuar futjen e tyre në tregun e punës si të vetëpunësuara ose sipërmarrëse të ardhshme në sektorin e punëdorisë.

Nën kujdesin e kuratorëve dhe konsulentëve të modës të përzgjedhur nga CLR, ky grup zejtaresh të punimeve me dorë, do të prodhojnë dhe hedhin në treg modele të dizenjuara enkas për projektin, nën markën “RruazArt”.

Partnerë vendorë të CLR-së për zbatimin, mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e projektit janë Qendra për Zhvillim, Bashkëpunim dhe Integrim, Sindikata Shqiptare Srnsh, me mbështetjen e Bashkisë Patos.

Zbatimi i projektit “Duarndritur”, pjesë e granteve të programit “Qasja e grave në punësim” implementohet në Shqipëri nga Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim, me fonde te Qeverisë Norvegjeze.

Punimet do të prezantohen në panairin “RruazART”, ditën e premte (4 tetor) pranë Pallatit të Kulturës Patos.