Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë gushtit

2

Shqipëria u kthye në një destinacion të kërkuar turistik këtë sezon veror.

Shqipëria u vizitua vetëm përgjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Në gusht të vitit 2022, vendi ynë u vizitua nga 1 710 041 të huaj.

Shifrat zyrtare tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm.

Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin përgjatë 8-mujorit të vitit 2022, gjatë periudhës janar-gusht të këtrij viti vendi u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar ëshut një rritje prej 27%.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, plazhe këto që frekuentohen nga maji deri në tetor.

/ata.gov.al