RTL gjermane: Shqipëria, rekomandimi turistik absolut!

93

“Shqipëria është me të vërtetë një rekomandim turistik absolut”, raporton televizioni i njohur gjerman, RTL.

Bukuria e pazbuluar e Ballkanit

‘’Plazhe fantastike si të nxjerra nga një libër pikturash, peizazhe të egra dhe romantike dhe një kulturë e mahnitshme – dhe për momentin me çmimet më të ulëta në të gjithë Mesdheun. Po flasim për Shqipërinë. Vendi i vogël në Ballkan është një nga destinacionet të pavlerësuara, por ndoshta jo për një kohë të gjatë. ‘’ Lonely Planet’’ e përzgjodhi Shqipërinë si destinacionin e tij absolut të ëndrrave – dhe numri i vizitorëve ka patur rritje graduale.

Pushimet në Shqipëri nuk e rëndojnë shumë xhepin tuaj

Nëse Kroacia është plot dhe Greqia është shumë e shtrenjtë, atëherë duhet të bëni një vizitë në Shqipëri. Brigjet janë të mrekullueshme, ka shumë histori për të zbuluar dhe plazhet nuk kanë pse t’u fshihen atyre të vendeve të tjera mesdhetare. Dhe: Është e lirë si askush!

Ende në Shqipëri, për pushimet e verës, një apartament për katër persona, për dy javë kushton 750 euro. Kjo është gjysma apo një e treta e akomodimit në destinacionet klasike të pushimeve. Dhe kostoja e një të ngrëne jashtë është maksimumi një e treta e nivelit spanjoll apo italian.

Shqipëria është për të gjithë

Siguria? Shumë veta mendojnë për krimin e organizuar, grabitjen e makinave dhe prostitucionin. Por, shqetësimi është pa baza. Edhe pse mund të ketë krim të  rrugës, ai është jashtëzakonisht i rrallë. Dhe – fatkeqësisht – ky lloj krimi mund të jetë i pranishëm në çdo rajon turistik. Paralajmërimet e agjentëve turistikë nuk janë të vlefshme për këtë vend të vogël në veri të Greqisë.

Ka shumë arsye të vizitoni vendin përgjatë deteve Adriatik dhe Jon – plazhet e ëndrrave në Rivierën Shqiptare janë një prej tyre. Por, vendi i vogël ballkanik ka shumë më tepër për të ofruar, përfshirë Alpet e Shqipërisë.

Po ju paraqesim pikat më të forta të vendit të vogël ballkanik. Ju nuk duhet t’i humbisni këto në Shqipëri!

Resorti bregdetar i Ksamilit

Në jug të Shqipërisë është fshati i Ksamilit, që ka një plazh të mrekullueshëm. Një përzierje e guralecëve dhe e rërës formon bazën e tij, çka për rrjedhojë sjellë që uji i detit të jetë kristal i pastër dhe me reflekse të blues së thellë. Përballë plazheve janë katër ishuj të vegjël, madje dy prej tyre shumë pranë. Dy të tjerët mund t’i arrini më këmbë kur ka zbaticë. Kur koha është e mirë, ju mund të shikoni edhe Korfuzin, që ndodhet nga ana tjetër e Jonit.

Zona antike e Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit është rreth 9,5 hektarë dhe ofron pamje spektakolare. Atraksioni kryesor i parkut është zona antike e Butrintit. Butrinti është një nga zonat më të bukura arkeologjike të Shqipërisë (që daton në shekullin VIII para Krishtit) dhe ai është një nga destinacionet turistike më popullore të Shqipërisë dhe një nga atraksionet më të famshme turistike. Në vitin 1992 ai u deklarua Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Atje ka tempuj, rrugë, teatro dhe kisha të grekëve dhe romakëve antikë, të të krishterëve të hershëm dhe të otomanëve.

Syri i Kaltër

Syri i Kaltër është gjysmë ore me makinë nga Ksamili. Këtu, një lumë i tërë buron nga poshtë. Ai është burimi më i pasur i ujit në vend. Thellësia e tij llogaritet në më shumë se 25 metra. Për shkak të ngjyrës së tij blu, burimi i ujit nga një liqen malor  me temperaturë 12 gradë Celsius quhet Syri i Kaltër. Më të guximshmit zhyten në ujin e ftohtë, ndërsa të tjerët i gëzohen blusë së thellë, ujit të pastër kristal dhe peizazheve të egra dhe romantike.

Gjirokastra – qyteti i 1 000 hapave

Gjirokastra është qendër kulturore e Shqipërisë, kështu që te ajo ka shumë për të zbuluar. ‘’Qyteti i 1 000 hapave’’ është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO që në vitin 2005 dhe është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Gjirokastra është e veçantë për shkak të pamjes së saj unike. Striking, small castles resembling houses have for centuries shaped the neighborhoods around the castle, today’s old town.

Berati – Qyteti i një mbi një dritareve

Berati është një nga qytetet më të vjetra shqiptare dhe të impresonon me shtëpitë e bardha, kishat dhe xhamitë. Berati është quajtur edhe ‘’Qyteti i një mbi një dritareve’’ për shkak të shtëpive tipike, dritaret e të cilave ‘’bien’’ mbi njëra-tjetrën duke zbukuruar pamjen e qytetit. Në vitin 1961 Berati u shpall qytet-muze. Që nga viti 2008 ai është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO dhe kjo është arsyeja që në tri lagje të vjetra të qytetit, Mangalem, Goricë dhe Kala ndërtimet e reja janë ndaluar plotësisht’’, përfundon televizioni i njohur gjerman, RTL.