Ruajtja e vlerave muzeale dhe turizmi, Banka Botërore financon 4 qytete shqiptare

184

Në Gjirokastër pritet të nise së shpejti një tjetër investim i rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së vlerave muzeale të qytetit dhe zhvillimit të turizmit.

Bëhet fjalë për rikualifikimin e Qendrës Historike dhe Kalasë së Argjirosë.

Projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore i mbështetur nga Banka Botërore do të zbatohet në 4 qytete; Gjirokastër, Berat, Sarandë dhe Përmet.