Samsung ka krijuar një telekomandë të re që nuk ka nevojë për bateri, por që mund të karikohet nga rrezet e diellit.
Gjiganti i teknologjisë prezantoi pajisjen që ka një panel të vogël diellor brenda dhe shpjegoi se karikimi mund të bëhet duke e lënë në rrezet e diellit ose me fishë.
Sipas Samsung, diçka e tillë do të kursejë rreth 99 milionë bateri gjatë 7 viteve të ardhshme.