SHBA falenderon publikisht mjekun shqiptar, fotoja e tij në sheshin Times Square

354

Fotoja e mjekut shqiptar Sulejman Çela është shfaqur në ekranin gjigant në Times Square në New York në shenjë falenderimi për të gjithë mjekët që po kujdesen për mijëra pacientë të prekur nga COVID -19.

“Faleminderit të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor”, shkruhet në foton e doktorit shqiptar.

Doktor Sulejman Çela është shef i departamentit të Kardiologjisë në spitalin St Barnabas në Bronx, New York si dhe bashkëthemelues i “Albanian American Medical Society”.