Shërbimi i ri online/ Ja si mund ta saktësoni adresën tuaj të banimit përmes e-Albania

28

Saktësimin e adresës, nga sot çdo qytetar mund ta bëjë pa patur nevojë të shkojë në zyrën e Gjendjes Civile. Ky është shërbimi i ri online, i ofruar nga Gjendja Civile në bashkëpunim me AKSHI-n.

Sot, çdo shtetas shqiptar i cili ka një adresë të pasaktësuar ende, mund ta saktësojë adresën duke u loguar në platformën e-Albania, me kredencialet e tij, dhe menjëherë, një nga rubrikat që shfaqet aty, është rubrika e saktësimit të adresës

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14419 Është shumë e thjeshtë, mjafton që qytetari të logohet, të japë kredencialet e tij, të klikojë te “bashkia”, më pas te “njësia administrative” dhe kështu me radhë te të gjithë rubrikat përbërëse të gjendjes civile për të saktësuar adresën e tij, duke ngarkuar thjesht një dokument, i cili e lidh vetë personin, shtetasin, me adresën ku ai banon dhe në pak minuta adresa saktësohet nga nëpunësi i zyrës së Gjendjes Civile, i cili e merr informacionin nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Kjo është një risi tjetër, që u vjen në ndihmë qytetarëve duke lehtësuar dhe duke eliminuar prezencën e tyre fizike pranë zyrave të Gjendjes Civile. Vetëm pak minuta, në platformën e-Albania, për të bërë saktësimin përfundimtar të adresës dhe shtetasi të ketë një adresë të rregullt, funksionale, nëpërmjet të cilës pastaj mund të përfitojë të gjitha shërbimet që lidhen me adresën.