Sheshi tek “Medreseja” transformohet në hapësirë çlodhëse

61

Nga sot, hapësira mes Rr. së “Dibrës” dhe Rr. “5 Maji” është hapur për qytetarët, duke u shndërruar në një shesh pushimi për kalimtarët, me ndriçim, gjelbërim dhe mund të shërbejë si një vend për zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore.

Projekti i mikrohapësirave publike në Tiranë ka si qëllim kryesor krijimin e hapësirave të reja publike, rikonceptimin e atyre ekzistuese në pjesët publike mes pallateve, në disa zona të Tiranës.