DuckDuckGo ka shtuar një funksionalitet të ri “Sync & Backup” për shfletuesin e saj të privatësisë i cili do të ruajë fjalëkalimet, faqeruajtësit, dhe të preferuarat duke i sinkronizuar në të gjitha pajisjet ku e përdorni shfletuesin pa pasur nevojë për një llogari.
Duke i qëndruar linjës dhe pretendimeve të kompanisë se nuk do të grumbullojë të dhënat e përdoruesve, kompania thotë se të dhënat kanë enkriptim fundor dhe nuk ka qasje në të dhënat e përdoruesve.
DuckDuckGo thotë se të dhënat sinkronizohen mes pajisjeve Windows, Mac, Android dhe iPhone përfshirë ato që janë importuar nga shfletuesit si Chrome.
Aktivizimi i funksionalitetit të sinkronizimit bëhet përmes skanimit të një kodi QR në telefon ose vendosur një kod alfanumerik nëkompjuter.

/pcworld.al
            


























![[mos e humb] Si duket CPU e iphone e zmadhuar](https://po.al/wp-content/uploads/2024/08/Untitled-1-218x150.png)


















