Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë me dije se 5.2 milion pasagjerë kanë udhëtuar në vitin 2022, +56% më shumë pasagjerë krahasuar me vitin 2019.
“Shtimi i kapaciteteve nga ngritja e terminalit të ri, deri te shtimi i pikave të kontrollit kufitar, të cilat janë kryer përgjatë vitit 2022, kanë ndihmuar në akomodimin pa probleme të rritjes së numrit të pasagjerëve për vitin që lamë pas”, shkruan Autoriteti i Aviacionit Civil.