Shifrat e 9-mujorit/ Në portin e Durrësit, u përpunuan mbi 2.8 milionë tonë mallra, u ankoruan mbi 1 mijë anije e tragete

13

Gjatë periudhës janar-shtator 2020, në të katër terminalet e portit të Durrësit, janë ankoruar 1,094 anije dhe tragete.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhë janë ankoruar dhe 1 kroçerë, si dhe 101 jahte turistike – bëhet e ditur nga statistikat e APD-së.

Volumi i mallrave të përpunuar në 9 muaj arrin në 2 milionë e 828 mijë tonë mallra të ndryshme.

Në Terminalin Perëndimor e Lindor së bashku, si dhe në atë të Konteinerëve janë përpunuar thuajse të njëjtat sasi mallrash, mbi 1,1 milion ton secili, ndërsa pjesa tjetër 562 mijë tonë janë përpunuar nga kamionët dhe trailerët me tragete.

Mësohet gjithashtu se në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 206 anije gjithsej, ndërsa në atë Lindor 100 anije të tjera.

Numri i anijeve të specializuara në Terminalin e Konteinerëve gjatë 9 muajve ka arritur në 133.

Ndërkaq në Terminalin e Udhëtarëve janë përpunuar 533 tragete dhe anije Ro&Ro.