Shifrat e eksporteve dhe importeve/ Shqipëria, ‘bum’ me Italinë në 2021

21

Në shkëmbimet tregtare për vitin 2021 me vendet e BE-së të cilat zënë 60,0 % të gjithë tregtisë vendase Shqipëria ka regjistruar një rritje të fortë me Italinë e cila kryeson me 29,9 %, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Sipas informacionit importi i mallrave nga vendi fqinj ka kapur vlerën e 194.443 lekë ndërsa eksporti nga vendi ynë ka arritur në shifrën e 155.757 lekë me një rritje nga viti 2020 prej përkatësisht në import 42 miliardë lekë dhe në eksport 33 miliardë lekë.

Ndër grup mallrat kryesore që ndikuan gjatë vitit që lamë pas janë ‘Tekstile dhe këpucë’ të cilat kanë shënuar një rritje prej 9.5 miliardë lekë dhe ‘Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi’ me një rritje prej 6 miliardë lekë.

Ndër zërat e tjerë që kanë regjistruar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2021 janë ‘Materiale ndërtimi dhe metale’ me një rritje prej 7.7 miliardë lekë si dhe ‘Ushqim, pije duhan’ me + 4.6 miliardë lekë.