Shifrat/ Shqipëria, kampione në eksportin e perimeve

16

Perimet e freskëta që dominohen nga domatet dhe kastravecat , po zënë gjithnjë e më shumë vend në tregjet ndërkombëtare.

Për këtë sezon, prodhimi i pare në serra i domateve, është bërë gati për eksportet, ndërsa tregtimi jashtë vendit i zarzavateve nuk është ndalur edhe për periudhën e dimrit janar – shkurt. Ku eksportet në dy muajt e parë të 2021, u rritën  me 74%, me vlerë 648 milionë lekë.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vitin e kaluar u eksportuan 8,8 miliardë lekë perime ose 72 milionë euro.

Krahasuar me një vit më pare, eksporti i këtij grupi perimesh u rrit me 13,3%.

Sot në vendin tonë janë rreth 1500 ha serra në gjithë territorin e vendit që kanë produktet e para domate që dalin shpejt në treg.

Ulja e TVSH-së për imputet bujqësore, nafta pa taksa dhe mbështetja me financime ka rritur interesin e fermerëve të prodhojnë produkte bujqësore cilësore dhe në sasi në rritje.