Shitjet e kompjuterëve AI do të përbëjnë 60 përqind të të gjithë kompjuterëve në 2 vitet e ardhshme

8

Shitjet e kompjuterëve AI, ato kompjuterë që kanë harduerë për të kryer procese të inteligjencës artificiale lokalisht, do të arrijnë në 50 milionë njësi këtë vit, por pas pak vitesh kjo shifër mund të trefishohet.

Deri më sot, kryerja e proceseve AI në një kompjuter kërkon procesorin dhe kartën grafike ose një kombinim të tyre. Procesorët – CPU – dhe kartat grafike – GPU – nuk janë të optimizuara për procese AI dhe kështu dëmtojnë performancën e sistemit ose konsumojnë baterinë.

Njësitë neurale të përpunimit – NPU – të cilët po integrohen gradualisht në pajisjet e konsumatorëve, janë dizajnuar specifikisht për të adresuar proceset AI në mënyrë sa më efikase.

Janë tre kategori kompjuterësh AI me NPU:

  • Hardware Enabled AI PC: Përfshijnë një NPU që ofron nën 40 tera operacione për sekond performancë (TOPS) dhe zakonisht merren me proceset e inteligjencës artificiale brenda aplikacioneve. Apple, AMD dhe Qualcomm shesin aktualisht çipe të tilla.
  • Next-Generation AI PC: Përfshijnë në NPU me performancë 40-60 TOPS dhe mund të kryejnë çdo operacion AI në kompjuterë. Procesorët e parë AMD, Qualcomm dhe Intel të kësaj kategorie pritet të vinë nga fundi i vitit
  • Advanced AI PC: Janë kompjuterë me performancë mbi 60 TOPS. Asnjë prodhues nuk ofron një produkt të tillë edhe pse priten të bëhen realitet të shpejti.

IDC parashikon se shitjet e kompjuterëve AI do të rriten masivisht në dy vitet e ardhshme. Deri më 2027 firma kërkimore beson që kompjuterët Next-Generation AI do të kenë dyfishin e shitjeve të kompjuterëve Hardware-Enabled AI.

/pcworld.al