Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, “Bardh e zi me ngjyra”, aktiviteti i parë i Muzeut Marubi për më të vegjëlit, përfshiu fëmijë të ciklit fillor të cilët mbushën me ngjyra libretat me fotografi bardh e zi të Marubit.
Një aktivitetit i tillë kishte për qëllim sensibilizimin ndaj trashëgimisë së lënë nga Marubët, për të edukuar brezat me vlerat e këtij koleksioni fotografik në ndërtimin e memories të së kaluarës përmes pasqyrimit të realiteteve të ndryshme të kohërave.