Bashkia e Shkodrës është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër.
Rreth 50 milionë lekë të reja është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.
Janë 7 km gjatësi rruge, me 56,000 m² sipërfaqe të ndriçuar për Shkodrën e që do të realizohen brenda 8 muajsh.
Ky projekt është në unison me qasjen që ka bashkia Shkodër për një qytet miqësor me mjedisin.
/ata.gov.al