Java Kulturore Japoneze, nga sot deri më 22 tetor

9

Java Kulturore Japoneze vjen me një program fantastik të filmave, me turne të karatesë dhe evente të tjera, ku shumë entuziastë të kulturës japoneze mund të bëhen bashkë nga 16 tetori deri në 22 tetor.

Në kuadër të kësaj jave do të ketë plot ngjarje të dedikuara ndaj kulturës së pasur vizuale, rrëfimtare dhe kreative të Japonisë. Një nga këto evente do të jetë Festivali i Filmit Japonez, ceremonia hapëse e të cilit do të zhvillohet ditën e nesërme në Qendrën e Artit Agimi.

Ditët e Kulturës Japoneze do të kenë temë qendrore kinematografinë, por do të ketë edhe muzikë klasike në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, festival animacioni si dhe karate e xhudo.

/ata.gov.al