Shkollë shqipe në Amerikë, çelet me 6 tetor

201

Gjuha shqipe, një ndër gjuhët më të vjetra në botë dhe një gjuhë e cila i ka shpëtuar asimilimit nga shumë pushtues ndër shekuj, s’ka asnjë justifikim të mos trashëgohet ndër breza edhe pse shqiptarët janë të shpërndarë anekënd botës.

Për këtë arsye, me datën 6 tetor 2018, në Amerikë, do të çelet një shkollë shqipe ku fëmijët jo vetë do mësojnë gjuhën shqipe por do mësojnë dhe traditën dhe kulturën shqiptare.

Znj. Blerta Canaj, një nga iniciatoret e kësaj shkolle, shpjegon më shumë rëndësinë që kjo shkollë ka për komunitetin shqiptarë në Amerike.