Shoferi më i pafat, i hiqet patenta vetëm 49 minuta pasi e mori

88

Një 18-vjeçari në Gjermani i është marrë patenta e shoferit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, vetëm 49 minuta pasi e kishte marrë atë për herë të parë.

BBC raporton se i riu nga Hemeri, kishte kaluar me sukes testin dhe u pajis me patentë, por në më pak se një orë iu mor sërish.

Në një zonë ku kufizimi ishte 50 kilometra në orë, ai e ngau makinën me 95 kilometra në orë.

Ai ndalohet të ngasë për 4 javë, ndërsa patentën mund ta marrë vetëm pas një “kursi të ri trajnimi”.

Përveç kësaj, shoferi i ri mund të dënohet edhe me 200 euro gjobë, dy pikë gjobë në patentë kur t’i kthehet si dhe do të konsiderohet katër vite ”shofer fillestar”.