Shoqata “Albania Austria Partnerschaft”, me Presidente znj. Marianne Graf, ka bërë të mundur restaurimin e Pallatit të Kulturës në qytetin verior të Pukës. Ky restaurim përkon me Ditën e Trashigimisë Kulturore të Pukës, 10 Shtator.
Znj. Marianne Graf përmes shoqatës së saj ka kontribuar prej vitesh në zonat veriore të Shqipërise e veçanërisht në Pukë e Fushë-Arrëz.